Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Grand Theft Auto VI: Zbulohet çmimi dhe detaje të reja para lansimit

Film  |  10.04.2026 Ora 8:47   
Me lansimin e shumëpritur të Grand Theft Auto VI që po afrohet, janë shtuar diskutimet rreth çmimit dhe platformave ku do të luhet loja.

Sipas CEO-së së Take-Two Interactive, Strauss Zelnick, loja pritet të lançohet me një çmim standard prej 70–80 dollarësh, duke hedhur poshtë spekulimet se mund të arrinte deri në 100 dollarë për edicionin bazë. Ai gjithashtu konfirmoi se loja nuk do të përfshijë reklama brenda saj dhe se inteligjenca artificiale përdoret vetëm si mbështetje në zhvillim, ndërsa kreativiteti njerëzor mbetet thelbësor.

Grand Theft Auto VI do të publikohet për PlayStation 5 dhe Xbox Series X, ndërsa versioni për PC nuk pritet të vijë në lançimin fillestar.

Edhe pse çmimi i lojës duket brenda standardeve të industrisë, fansat që nuk kanë konsola të gjeneratës së re do të përballen me një kosto shtesë për të pasur qasje në lojë. Lansimi i saj pritet të ndodhë më 19 nëntor, duke shënuar një nga momentet më të mëdha në industrinë e videolojërave të viteve të fundit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing