Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paditet supergrupi “Hollywood Vampires” për koncertin e anuluar në Sllovaki

Muzikë  |  03.04.2026 Ora 9:35   

 

Një promotor nga Slovakia ka ngritur padi ndaj grupit Hollywood Vampires, duke pretenduar se nuk ka marrë rimbursim pas anulimit të një koncerti në vitin 2023.

Sipas padisë, anëtarët e grupit – Johnny Depp, Alice Cooper dhe Joe Perry – akuzohen për moskthimin e një parapagese prej rreth 277 mijë dollarësh për një performancë të planifikuar në korrik 2023.

Çështja është depozituar në një gjykatë federale në Texas, me pretendimin se grupi ka lidhje biznesi atje, megjithëse koncerti ishte planifikuar të mbahej në Sllovaki.

Grupi kishte anuluar koncertin në moment të fundit, duke përmendur shqetësime serioze për sigurinë dhe papërfundimin e hapësirës ku do të mbahej eventi, duke e cilësuar atë të pasigurt për publikun dhe artistët.

Ndërkohë, avokatët e grupit kanë kërkuar rrëzimin e padisë, duke argumentuar se nuk ka bazë ligjore që rasti të shqyrtohet në Texas.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing