RAYE ka rindezur thashethemet për temën e ardhshme të James Bond pas një interviste virale gjatë iHeart Radio Awards. Moderator i pyeti në tapetin e kuq: “A ka mundësi që të bësh temën e Bond-it?” dhe këngëtarja, duke u ngatërruar, u përgjigj: “Nuk e di çfarë të them, jam nervoze… Por, nëse ndonjëherë do të më kontaktojnë, inbox-i im është i hapur.”
Sipas bastoreve të William Hill, Olivia Dean është aktualisht favorite për temën e 007, pas suksesit të saj në BRIT Awards 2026, por RAYE konsiderohet gjithashtu një kandidate e fortë, krahas Lana Del Rey, Dua Lipa dhe Harry Styles.
Kjo ka nxitur një valë diskutimesh mes fansave për atë se cila artist do të këndojë himnin e ardhshëm të Bond-it.