Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Vetëm 14 minuta në ditë: Ushtrimet statike që përmirësojnë shëndetin dhe ulin tensionin

Shëndeti  |  25.03.2026 Ora 7:56   
Ushtrimet izometrike, të cilat përfshijnë mbajtjen e një pozicioni për disa minuta, po rezultojnë gjithnjë e më efektive për përmirësimin e shëndetit fizik dhe uljen e tensionit të gjakut.

Sipas studimeve të fundit, mjaftojnë rreth 14 minuta ushtrime, tri herë në javë, për të arritur përfitime të dukshme. Këto ushtrime përfshijnë pozicione si “wall squat”, shtrëngimi i dorës apo ngritja e këmbës.

Rezultatet tregojnë se ushtrimet izometrike mund të jenë më efektive në uljen e tensionit krahasuar me kardio apo stërvitjet intensive, duke iu afruar edhe efekteve të disa medikamenteve.

Përveç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe përmirësimin e funksionit të zemrës, ndërsa mund të praktikohen lehtësisht në shtëpi dhe pa pajisje.

Ekspertët sugjerojnë që këto ushtrime të përfshihen si pjesë e një rutine të rregullt fizike, sidomos për personat që kanë pak kohë ose vështirësi me aktivitetet intensive.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing