Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përurohet segmenti rrugor Vushtrri–Prishtinë, synohet përmirësim i ndjeshëm i qarkullimit

Vendi  |  19.03.2026 Ora 7:42   
Sot do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e lidhjes ndërmjet këtyre dy qyteteve.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Ceremonia e prerjes së shiritit do të zhvillohet në fshatin Gojbulë, në hyrje të segmentit të zgjeruar nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore në Kosovë, duke synuar rritjen e efikasitetit të qarkullimit dhe përmirësimin e lidhshmërisë për zonat përreth.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing