Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbatimi i Ligjit për të huajt, paralajmërime për rreziqe sigurie nga njohësi Bejtush Gashi

Vendi  |  19.03.2026 Ora 7:40   

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt, i shoqëruar me lehtësira për shtetasit e Serbisë, ka hyrë në fuqi prej tri ditësh në Kosovë, duke nxitur reagime dhe shqetësime për implikimet e tij në siguri.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka ngritur dy shqetësime kryesore, duke e cilësuar vendimin si potencialisht të rrezikshëm dhe me elemente të shkeljeve kushtetuese. Sipas tij, problemi më i madh lidhet me regjistrimin e serbëve rezidentë në Kosovë, të cilëve u është mundësuar paraqitja e dokumenteve dhe regjistrimi në regjistrin civil.

Gashi thekson se institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitet për të verifikuar këto dokumente, pasi ato janë lëshuar nga struktura paralele, çka rrit rrezikun që të regjistrohen persona pa evidencë të qartë të së kaluarës së tyre, përfshirë edhe të kaluar kriminale.

Ai shton se ky është një problem i trashëguar prej vitesh, i cili nuk ka gjetur zgjidhje, duke kujtuar se dokumente të tilla nuk janë njohur më parë as nga EULEX dhe as nga UNMIK.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës përfshin edhe lëshimin e lejeqëndrimeve 12-mujore për studentët serbë pa dokumente të Kosovës, si dhe pranimin e dokumenteve të identifikimit të lëshuara nga strukturat ilegale për një periudhë tre mujore, me kërkesë të Bashkimit Evropian.

Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, ndërsa është mirëpritur nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing