Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritja e çmimit të naftës rrit koston e jetesës, uljet nuk reflektohen në treg

Vendi  |  18.03.2026 Ora 8:05   

 

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë ka nxitur menjëherë paralajmërime për shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.

Ndryshe nga rritjet e shpejta, ulja e çmimeve të naftës rrallëherë reflektohet në çmimet e produkteve bazë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo lidhet me pritjet inflacioniste dhe pasiguritë globale, të cilat ndikojnë në mënyrën se si bizneset formojnë çmimet.

Drejtori i programeve në institutin Riinvest, Visar Vokrri, ka theksuar se në një klimë të vazhdueshme krizash, bizneset presin luhatje të mëtejshme dhe për këtë arsye nuk i kthejnë çmimet në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë, Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur optimiste për një stabilizim të mundshëm të çmimeve të derivateve në muajt në vijim, veçanërisht gjatë verës.

Aktualisht, çmimi i naftës në tregun me pakicë ka arritur deri në 1.60 euro për litër, nga rreth 1.20 euro sa ishte më parë, kryesisht si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, ekspertët kërkojnë ndërhyrje të kujdesshme nga qeveria, duke përfshirë masa fiskale për të lehtësuar barrën për sektorin privat dhe për të mbrojtur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Sipas të dhënave të fundit, inflacioni në muajin shkurt ka arritur në 6%, ndërsa paralajmërohet rritje e mëtejshme gjatë muajit mars, duke e bërë situatën edhe më sfiduese për qytetarët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing