Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studimet: Marihuana nuk është efektive në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor

Të Tjera  |  17.03.2026 Ora 8:25   

 

Përdorimi i marihuanës, qoftë për qëllime mjekësore apo rekreative, nuk ofron përfitime në trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor, sipas dy analizave të reja të bazuara në studime shkencore të standardit të lartë.

Hulumtimi, i publikuar në Lancet Psychiatry, analizoi 54 prova klinike të kontrolluara dhe nuk gjeti asnjë dëshmi se kanabisi është efektiv në trajtimin e ankthit, depresionit apo stresit post-traumatik.

Ekspertët paralajmërojnë se, përkundër mungesës së provave, përdorimi i marihuanës për këto qëllime është në rritje. Në disa raste, përdorimi i rregullt, veçanërisht i formave me përqindje të lartë të THC, mund të rrisë rrezikun për çrregullime mendore, përfshirë psikozën dhe varësinë.

Studimet tregojnë gjithashtu se marihuana e sotme është dukshëm më e fuqishme se në dekadat e kaluara, duke rritur potencialin për efekte negative, sidomos tek të rinjtë dhe personat me predispozitë për probleme mendore.

Specialistët rekomandojnë përdorimin e trajtimeve të provuara, si terapia kognitive-bihejviorale dhe medikamentet antidepresive, për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing