Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lojërat e tavolinës mund të përmirësojnë mirëqenien dhe aftësitë sociale, thonë studiuesit

Të Tjera  |  16.03.2026 Ora 7:53   

 

Studiues nga University of Plymouth po hulumtojnë mënyrat se si lojërat e tavolinës dhe ato me role mund të përdoren në ndërhyrje të shëndetit dhe kujdesit social.

Sipas kërkimit, lojëra të njohura si Dungeons & Dragons dhe Dixit mund të ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit, vendosmërisë dhe ndërveprimit social, veçanërisht tek personat neurodivergjentë.

Studimi po realizohet në bashkëpunim me Manchester Metropolitan University, ndërsa është financuar nga programi ndërkombëtar Game in Lab.

Si pjesë e projektit, në vitin 2026 do të organizohet një workshop kombëtar për profesionistët e shëndetit mendor dhe edukimit, me synimin për të zhvilluar një toolkit praktik që përdor lojërat për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve.

Sipas studiuesve, përveç përfitimeve për shëndetin mendor, këto lojëra mund të ndihmojnë edhe në zhvillimin e mendimit strategjik, arsyetimit matematikor dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing