Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në 29 mars, në orën 2 pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke shënuar fillimin e orarit veror. Ky ndryshim synon të shfrytëzojë më mirë dritën e ditës, duke shtuar orët e ndriçuara pasditeve.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se lëvizja e akrepave mund të ketë ndikime në shëndetin e njerëzve, përfshirë pagjumësi, lodhje, depresion dhe probleme me zemrën ose tretjen, ndërsa disa njerëz mund të kenë nevojë për dy javë për t’u përshtatur.
Ndër efektet e tjera janë edhe aksidentet rrugore, sidomos gjatë muajve të vjeshtës. Edhe pse Komisioni Evropian propozoi në 2019 heqjen e ndryshimit sezonal të orës, vendimi u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit në 2020.
Orari veror sjell më shumë dritë pasditeve, por kërkon kujdes për ritmet tona të zakonshme biologjike.