Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja amerikane SZA ka shprehur shqetësimin e saj për përdorimin në rritje të inteligjencës artificiale në muzikë, duke thënë se ndihet “si në luftë” me këtë teknologji.
Në një intervistë për revistën i-D, artistja e hitit “Save the Day” u shpreh se përdorimi i AI po prek në mënyrë disproporcionale muzikën e artistëve me ngjyrë.
Ajo u shpreh se është e irrituar nga këngët e krijuara me AI, veçanërisht nga kopjet apo “cover”-at artificialë të artistëve të rinj si Olivia Dean.
SZA kritikoi gjithashtu stereotipet që, sipas saj, po riprodhohen nga AI në muzikën me rrënjë afro-amerikane, duke e përshkruar atë si “muzikë të çuditshme dhe stereotipike të vuajtjes”.
Artistja 36-vjeçare ka ngritur edhe shqetësime për ndikimin e teknologjisë në shoqëri dhe në mjedis. Më herët ajo ka kritikuar përdoruesit e AI në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje njerëzve të informohen për energjinë dhe ndotjen që kërkon përdorimi i këtyre sistemeve.
SZA e ka trajtuar këtë temë edhe në këngën Ghost in the Machine nga albumi i saj i vitit 2022, SOS.