Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas autoriteteve, oficerët reaguan pas raportimeve për të shtëna rreth orës 13:15 të së dielës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës, ndërsa dyshohet se një grua në të tridhjetat ndaloi me makinë jashtë shtëpisë dhe qëlloi shtatë herë, përpara se të largohej.
Automjeti i saj u gjet rreth 12 kilometra larg, ku edhe u bë arrestimi. Identiteti i të dyshuarës nuk është bërë ende publik.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa sipas mediave amerikane këngëtarja ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e incidentit.