Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtari Justin Bieber hodhi një shishe uji në drejtim të paparacëve pasi doli nga darka me bashkëshorten e tij, modelen Hailey Bieber.
Çifti sapo kishte përfunduar darkën në restorantin Sushi Park në West Hollywood, kur kamerat e paparacëve nisën të shkrepnin vazhdimisht. Sipas një videoje të publikuar nga TMZ, Bieber mbuloi fytyrën ndërsa hynte në parking dhe më pas hodhi një shishe plastike uji drejt fotografëve.
Justin dhe Hailey kishin dalë për drekë në South Beverly Grill në Beverly Hills.
Kjo nuk është hera e parë që Bieber përballet me paparacët, pasi edhe më parë ka pasur përplasje me ta.