Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhuna në shkolla rikthen debatin për sigurinë në institucionet arsimore

Vendi  |  04.03.2026 Ora 7:43   
Rasti i fundit i dhunës në shkollën Shkolla Pavarësia në Prishtinë ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në institucionet arsimore në Kosovë.

Pas incidentit, drejtori i shkollës dhe një mësimdhënës janë suspenduar, ndërsa ndaj një të mituri është iniciuar rast penal për veprën “Sulm”. Ekspertët e arsimit dhe sociologët vlerësojnë se dhuna në shkolla nuk është fenomen i izoluar, por pasqyrim i një krize më të gjerë sociale, që lidhet me familjen, sistemin arsimor dhe institucionet e rendit e të mirëqenies sociale.

Sipas tyre, mungesa e përkrahjes familjare, tensionet sociale dhe sfidat ekonomike ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen e fëmijëve, duke reflektuar probleme të thella strukturore.

Ndërkohë, autoritetet komunale në Prishtinë kanë njoftuar për masa konkrete për rritjen e sigurisë në shkolla. Është bërë vlerësim i rrezikshmërisë në të gjitha institucionet arsimore dhe në buxhetin e këtij viti është paraparë vendosja e oficerëve të sigurisë në çdo shkollë. Po ashtu, janë shtuar patrullat policore në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing