Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të paktën tre anije janë sulmuar pranë Ngushtica e Hormuzit, në një kohë kur Irani po vazhdon sulmet në Lindjen e Mesme, në përgjigje të përshkallëzimit të tensioneve me SHBA-në dhe Izraelin.
Sipas UKMTO, dy anije janë goditur, ndërsa një “predhë e panjohur” ka shpërthyer shumë afër një anijeje tjetër. Organizata ka raportuar për incidente të shumta sigurie në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit, duke këshilluar anijet të tranzitojnë me kujdes.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka deklaruar se tre tankerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja janë goditur me raketa dhe po digjen, ndërsa deri më tani nuk ka pasur koment zyrtar nga Londra apo Uashingtoni.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale, pasi përmes saj kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz. Raportohet se rreth 150 anije cisterna kanë hedhur spirancën në ujërat përreth, ndërsa transporti ndërkombëtar detar në hyrje të ngushticës është reduktuar ndjeshëm.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse ngushtica mbetet e bllokuar për një periudhë të gjatë, çmimet globale të naftës mund të rriten ndjeshëm, duke ndikuar në tregjet ndërkombëtare.