Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina planifikon 151 milionë euro për projekte kapitale

Vendi  |  02.03.2026 Ora 7:36   

 

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2026 në vlerë prej 151 milionë eurosh, duke paraparë investime në projekte kapitale që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe jetesës së qytetarëve.

Megjithatë, njohës të qeverisjes lokale theksojnë se përfshirja e projekteve në buxhet nuk garanton realizimin e tyre. Sipas tyre, procedurat e prokurimit, ankesat në tenderë, çështjet teknike dhe proceset e shpronësimit mund të ndikojnë në vonesa ose mosrealizim.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë është vlerësuar se disa projekte përballen me pengesa ligjore ose janë paraparë me buxhet minimal, duke ngritur dyshime për zbatimin e plotë të planifikimeve.

Nga ana tjetër, ekzekutivi i Komunës i konsideron prioritare projektet që lidhen me lehtësimin e trafikut, përfshirë lidhjen e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, nënkalimin në rrugën Agim Ramadani, si dhe rregullimin e sheshit Xhorxh Bush. Në plan janë edhe vazhdimi i rrugës A dhe lidhja e Veternikut me lagjen Emshir.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin që buxheti për Prishtinën të përfshihet në planifikimin buxhetor të këtij viti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing