Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj, pjesë e fazës përmbyllëse të transformimit

Vendi  |  02.03.2026 Ora 7:37   

 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e 320 ushtarëve të rinj, në kuadër të fazës përmbyllëse të transformimit 10-vjeçar të saj. Afati i aplikimit është nga 2 deri më 27 mars, ndërsa të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 18–25 vjeç.

Sipas ekspertëve të sigurisë, zgjerimi i radhëve të personelit përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e mbrojtjes së vendit, duke forcuar kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe duke avancuar profesionalizimin e forcës.

Transformimi 10-vjeçar, i cili pritet të përmbyllet në vitin 2028, synon rritjen e kapaciteteve ushtarake, pajisjen me armatim modern dhe plotësimin e numrit të planifikuar të trupave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht komponenti aktiv numëron 4,469 ushtarakë nga 5,000 sa është objektivi strategjik, duke arritur rreth 89.5 për qind të kapacitetit të planifikuar.

Në këtë kontekst, konkursi i ri konsiderohet hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së plotë të tranzicionit dhe forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve të mbrojtjes.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing