Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot më 4 mars 2026 do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i trafikut në segmentin Kijevë–Dollc të Rruga Nacionale N9, për shkak të punimeve të riparimit të një grope pranë Urës nr. 7.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të përfshijë pjesën nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi për Gjurgjevik, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit. Bllokimi i trafikut pritet të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, por jo më shumë se 48 orë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë kësaj periudhe dhe rekomandojnë shfrytëzimin e rrugëve alternative.