Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tronditje te Barcelona: Gerard Lopez pranon përdorimin e raporteve të Negreirës

Sport  |  10.02.2026 Ora 16:22   
Skandali i madh i korrupsionit që ka përfshirë Barcelonën ka marrë një kthesë të re, pasi ish-trajneri i Barcelonës B, Gerard Lopez, ka pranuar se ka përdorur raportet e skautimit të gjyqtarëve të përgatitura nga djali i Jose Maria Enriquez Negreira.
Barcelona akuzohet për korrupsion sportiv pas pagesave prej 7–8 milionë eurosh gjatë një periudhe 17-vjeçare ndaj kompanive të lidhura me ish-nënkryetarin e Komitetit të Gjyqtarëve. Klubi ka mohuar çdo shkelje, duke insistuar se nuk ka përfituar avantazh sportiv.
Ndryshe nga ish-trajnerët Ernesto Valverde dhe Luis Enrique, të cilët dëshmuan se nuk kishin parë apo përdorur raportet, Lopez tha: “Negreira është një gabim historik për Barçën, por të thuash se janë blerë gjyqtarë… Unë isha te skuadra rezervë dhe kam marrë raporte gjyqtarësh nga djali i Negreirës, të cilat për mua ishin jashtëzakonisht të dobishme.”
Ish-presidentët Joan Gaspart, Sandro Rosell, Josep Maria Bartomeu dhe presidenti aktual Joan Laporta kanë dëshmuar në gjykatë duke mohuar çdo përfitim sportiv nga marrëdhëniet me Negreirën. Megjithatë, Javier Enriquez Romero, djali i tij, ka pranuar se pagesat “nuk ishin vetëm për raportet”, duke lënë të hapur dyshimet mbi qëllimin e tyre.
Ky pranim i Gerard Lopez e shton edhe më shumë presionin mbi Barcelonën, duke e bërë çështjen Negreira një nga skandalet më të mëdha të futbollit spanjoll.
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing