Sipas raportimeve nga ElDesmarque, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po mendon një lëvizje të guximshme për vitin 2027: transferimin e yllit të Barcelonës, Pedri.
Ky operacion është krahasuar me rastin e famshëm të vitit 2000, kur Perez i rrëmbeu Barcelonës Luis Figon, një nga transferimet më të bujshme dhe të diskutueshme në historinë e futbollit modern.
Perez e sheh nënshkrimin e Pedrit si një “ëndërr” dhe synon ta realizojë në sezonin 2027/28, duke e bërë mesfushorin spanjoll pjesë të projektit të ri të Real Madridit.
Megjithatë, ky transferim duket pothuajse i pamundur për disa arsye:
Pedri ka kontratë me Barcelonën deri në 2030.
Klauzola e lirimit është 1 miliard euro.
Lojtari ka shprehur vazhdimisht përkatësinë e fortë ndaj klubit blaugrana.
Real Madridi ka nevojë për mesfushorë të rinj, pasi nuk ka arritur të zëvendësojë legjendat Toni Kroos dhe Luka Modric, ndaj kërkimi për një lider të ri në mesfushë është prioritet.
Ironikisht, Pedri kishte pasur një mundësi të provohej te Real Madridi në moshë të re, por klubi e refuzoi – një vendim që sot duket edhe më i rëndë, duke parë nivelin e tij aktual.
Nëse Perez do të arrijë ta përsërisë “rastin Figo” me Pedrin, kjo do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të dekadës në futbollin evropian.