Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se, pas takimeve të Komitetit për Inteligjencë Epidemike dhe Komitetit për Sëmundje Ngjitëse, është vlerësuar situata globale lidhur me përhapjen e virusit Nipah.
Sipas IKSHPK-së, rreziku për Kosovën vlerësohet i ulët, pasi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante kanë theksuar se shpërthimet aktuale janë sporadike dhe të lokalizuara, kryesisht në Indi, ku janë konfirmuar dy raste. Në këtë fazë, nuk ka arsye për alarmim publik apo rrezik për popullatën në Kosovë.
Megjithatë, komitetet kanë rekomanduar zgjerimin e mbikëqyrjes epidemiologjike dhe rritjen e gatishmërisë së sistemit shëndetësor. Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se virusi Nipah është i rrallë, nuk përhapet përmes ajrit dhe transmetohet kryesisht nga kafshët te njerëzit, veçanërisht nga lakuriqët e frutave, specie që nuk gjenden në Kosovë. Rreziku për Evropën, Ballkanin dhe Kosovën mbetet shumë i ulët.