Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot, më 9 shkurt 2026, në vend dhe jashtë tij janë paraparë disa ngjarje të rëndësishme.
Nga ora 09:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, zhvillohet ndeshja e parë mes Kosovës dhe Spanjës në kuadër të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistët e grupmoshës U16.
Po sot, nga ora 09:00 deri në 16:30, para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndërkaq, nga ora 17:00, Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata Ukrainase e Kosovës “Bridges of Friendship” dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajnë panel diskutimi publik mbi ndikimin e luftës tek fëmijët, me fokus në përvojat nga Kosova, Ukraina dhe Bosnje e Hercegovina. Paneli mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, në lagjen Dardania, Prishtinë.