Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Restaurimi i Teatrit Kombëtar zgjatet deri në qershor 2026, kostoja arrin rreth 8 milionë euro

Vendi  |  09.02.2026 Ora 7:46   

Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, i nisur në korrik të vitit 2024, nuk do të përfundojë brenda afatit fillestar. Ministria e Kulturës ka konfirmuar se kontrata është zgjatur deri në qershor të vitit 2026, për shkak të punimeve shtesë dhe statusit të objektit si monument i trashëgimisë kulturore.

Vlera e projektit është rritur me mbi 190 mijë euro, duke mbetur brenda kufirit ligjor prej 10 për qind të kontratës bazë, ndërsa shuma totale e investimit pritet të arrijë rreth 8 milionë euro. Kontrata ishte nënshkruar në shtator të vitit 2024, me vlerë fillestare rreth 7 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky është restaurimi i parë gjithëpërfshirës i Teatrit Kombëtar pas luftës. Procesi po zhvillohet me qasje konservuese-restauruese, me synim ruajtjen e vlerave arkitektonike, historike dhe kulturore të objektit, duke e përshtatur atë me kërkesat bashkëkohore teknike dhe funksionale.

Gjatë realizimit të punimeve janë identifikuar edhe probleme strukturore dhe teknike që nuk kanë qenë të dukshme në fazën e projektimit fillestar. Teatri Kombëtar vazhdon të jetë i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një datë të saktë për përfundimin e plotë të restaurimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing