Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Henry Cavill ka publikuar pamjet e para nga filmi i ri Highlander, ku ai merr rolin kryesor të Connor MacLeod, luftëtarit të pavdekshëm skocez. Reboot-i po drejtohet nga regjisori Chad Stahelski, i njohur për suksesin e franҫizës John Wick, dhe po realizohet për United Artists dhe Amazon MGM.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe Russell Crowe, i cili luan rolin e mentorit Juan Sánchez-Villalobos Ramírez, si dhe Dave Bautista në rolin e antagonistit kryesor, The Kurgan. Filmi rikthen historinë e njohur të Highlander, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1986, duke e përshtatur atë për një gjeneratë të re shikuesish.
Projekti pritet të sjellë një qasje moderne ndaj botës së pavdekësisë dhe betejave epike, ndërsa interesimi i fansave është rritur ndjeshëm pas publikimit të pamjeve të para.