Shtëpia e aktorit legjendar Gene Hackman në Santa Fe është shitur vetëm 11 ditë pasi u hodh në treg, pavarësisht ngjarjes tragjike që ndodhi aty. Prona u listua për 6.25 milionë dollarë (rreth 5.7 milionë euro) dhe gjeti shpejt një blerës.
Hackman dhe bashkëshortja e tij Betsy Arakawa humbën jetën në këtë shtëpi në shkurt të vitit 2025. Betsy ndërroi jetë nga një sëmundje pulmonare e shkaktuar nga hantavirusi, ndërsa Hackman vdiq nga probleme të rënda të zemrës, presion i lartë i gjakut dhe Alzheimer i avancuar.
Prona shtrihet në një sipërfaqe prej 21.5 hektarësh dhe përfshin një ndërtesë kryesore dhe një ndihmëse, secila me nga tre dhoma gjumi, si dhe pishinë, fushë golfi dhe zona pyjore. Para shitjes, shtëpia u pastrua dhe u rregullua profesionalisht, ndërsa sendet personale u larguan.
Çifti jetonte në Santa Fe që nga vitet ’90, me Hackman që kishte deklaruar se qyteti e kishte magjepsur gjatë xhirimeve të disa filmave në atë zonë.