Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova nuk përfiton nga 171 milionë eurot e ndara nga Komisioni Evropian për Ballkanin Perëndimor

Vendi  |  28.01.2026 Ora 7:42   

Komisioni Evropian ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, mirëpo Kosova nuk do të përfitojë nga këto fonde.

Sipas Komisionit Evropian, Kosova nuk i ka përmbushur ende kushtet ligjore, pasi nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se për këtë arsye Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti.

Nga totali i fondeve, 94.7 milionë euro janë ndarë për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për sektorin privat, ndërsa 2.9 milionë euro për asistencë teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Paketa e mbështetjes përfshin fonde nga disa mekanizma të Bashkimit Evropian, përfshirë IPA-n, Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing