Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale në Kosovë ka arritur në 2.684 miliardë euro gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP.
Sipas këtij instituti, rritja e kreditimit reflekton zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesën më të lartë për financim nga bizneset dhe qytetarët, pavarësisht rritjes së kostos së huamarrjes. Norma efektive e interesit për kreditë e reja është rritur nga 6.1% në vitin 2024 në 6.4% në vitin 2025.
Të dhënat tregojnë se sektori bankar në Kosovë ka shënuar rritje të qëndrueshme të kreditimit gjatë dekadës së fundit. Nga rreth 1.1 miliardë euro në vitin 2015, vlera e kredive të reja është më shumë se dyfishuar deri në vitin 2025. Të dhënat e GAP bazohen në statistikat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës dhe përfshijnë periudhën 2015–2025.