Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Uji nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm për qytetarët

Vendi  |  28.01.2026 Ora 7:41   

Që nga vërshimet e fundit në Kosovë, uji që furnizon qytetarët nga Liqeni i Badocit vazhdon të mbetet i papijshëm. Reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e mëdha të ujërave kanë ndikuar në përkeqësimin e cilësisë së ujit, duke rritur nivelin e ndotjes dhe turbullirës.

Si pasojë, uji që furnizon dhjetëra lagje të Prishtinës nuk rekomandohet për konsum. Disa qytetarë kanë bërë të ditur se nuk po e përdorin ujin për pije që nga njoftimet e para, ndërsa të tjerë theksojnë se për shkak të pamundësive ekonomike, janë të detyruar ta përdorin atë.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë konfirmuar për RTK-në se uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm, deri në një njoftim të radhës. Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar përdorimin e ujit të ambalazhuar për konsum, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing