Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shënohet 20-vjetori i vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova

Vendi  |  21.01.2026 Ora 7:46   

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë më 21 janar 2006.

Me këtë rast, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, janë paraparë disa aktivitete përkujtimore. Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00 do të mbahen homazhe tek varri i Presidentit Rugova në Velani, ndërsa në orën 12:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, do të mbahet Akademi Përkujtimore nën patronatin e Presidentes Osmani.

Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot në orën 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të organizohet Akademi Përkujtimore në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing