Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IKShPK njofton zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Vendi  |  21.01.2026 Ora 7:39   

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se, sipas monitorimeve të fundit, në disa zona të vendit uji nuk rekomandohet për pije.

Sipas njoftimit të publikuar më 20 janar 2026, IKShPK vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije dhe ka identifikuar disa zona problematike në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në Fabrikën për trajtimin e ujit në Badoc dhe në Vragoli.
Në rajonin e Gjilanit, zonat e përfshira janë Kamenica – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Në rajonin e Pejës, bëhet fjalë për Klinën, konkretisht rrjetin nga puset dhe rrjetin nga burimi Jarinë.
Në rajonin e Gjakovës, uji nuk rekomandohet nga burimet në Hoçë të Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.
Ndërsa në rajonin e Prizrenit, përfshihet zona e Malishevës.

IKShPK thekson se monitorimi i cilësisë së ujit po vazhdon dhe qytetarët këshillohen të respektojnë rekomandimet deri në përmirësimin e situatës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing