Sulmuesi kosovar i Mallorcës, Vedat Muriqi, është shfaqur si opsioni kryesor i Fenerbahçes për të zëvendësuar Youssef En-Nesyri, i cili po tërheq interes nga klube të Premier Ligës dhe Serie A. Sipas raportimeve, klubi turk është gati të bëjë një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurosh për Muriqin, i cili ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Superligën e Turqisë.
Megjithatë, Mallorca nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë sulmuesin, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2029 dhe këtë sezon ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje. Rikthimi i mundshëm te Fenerbahçe do të ishte një hap i madh për Muriqin, i cili më parë ka luajtur për klubin turk në sezonin 2019-2020, përpara se të transferohej te Lazio për 21 milionë euro.