Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndryshimet klimatike po ulin prodhimin e qumështit dhe rendimentin e bimëve foragjere

Vendi  |  15.01.2026 Ora 7:45   

Ndryshimet klimatike po ndikojnë ndjeshëm në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Kosovë, duke ulur rendimentin e bimëve foragjere, cilësinë e prodhimit dhe duke rritur rrezikun e sëmundjeve.

Këto çështje u trajtuan në konferencën “Biosiguria, ndryshimet klimatike dhe perspektiva e zhvillimit të sektorit të qumështit”, të organizuar nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në partneritet me AgroDev. Sipas ekspertëve, rritja e temperaturave shkakton stres termik te bimët, çrregullon proceset metabolike dhe ndikon drejtpërdrejt në uljen e prodhimtarisë.

Ndikimi i të nxehtit po reflektohet edhe te kafshët, duke ulur prodhimin e qumështit, riprodhimin dhe duke rritur incidencën e sëmundjeve. Specialistët rekomandojnë masa konkrete si ajrosje më të mirë në stalla, përzgjedhje të racave më rezistente dhe orientim drejt kulturave foragjere që përballojnë më mirë temperaturat e larta, si jonxha.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rritjen e sëmundjeve dhe shfaqjen e insekteve të reja, duke theksuar nevojën për rritjen e nivelit të biosigurisë në ferma dhe kontrolle më të shpeshta.

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit dhe Ministria e Bujqësisë kanë nisur trajnime dhe masa mbështetëse, përfshirë subvencionimin e kulturave bujqësore, përdorimin e farave cilësore dhe investime në pajisje për monitorimin e kushteve klimatike, me synim zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing