Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova shënon 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut

Vendi  |  15.01.2026 Ora 7:43   

Kosova përkujton sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Më 15 janar 1999, forcat policore të Serbisë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

Ngjarja u bë e njohur për opinionin ndërkombëtar nga ambasadori amerikan William Walker, atëkohë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili e cilësoi atë si masakër ndaj civilëve. Deklarata e tij shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për Kosovën dhe çoi drejt zhvillimeve që kulmuan me Konferencën e Rambujesë dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Në kuadër të “Ditëve të Reçakut”, institucionet vendore dhe qendrore, së bashku me shoqatat e dala nga lufta, po organizojnë aktivitete të shumta përkujtimore. Sot, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës po mbahet ora e parë mësimore kushtuar Masakrës së Reçakut, ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen homazhe, akademi përkujtimore, ekspozita dhe aktivitete sportive në Shtime dhe Reçak.

Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe një dëshmi e rëndësisë së ruajtjes së së vërtetës historike dhe kërkimit të vazhdueshëm të drejtësisë për viktimat.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing