Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjendja e prodhimit dhe konsumit:
Prodhimi vendor: Rreth 900 megavat (MW).
Konsumi pik: Mbi 1400 megavat (MW) në orë të caktuara.
Importi: Nevoja për import është rritur me 19% krahasuar me vitin paraprak, pasi konsumi në tetor u rrit për 17%.
Rënia e bllokut B1 të termocentralit “Kosova B” gjatë të dielës rëndoi situatën, ndonëse zyrtarët konfirmojnë se ai tashmë është rikthyer në funksion. Megjithatë, njohësi i fushës, Adhurim Haxhimusa, ka ngritur alarmin për keqmenaxhim të sistemit dhe ka paralajmëruar shtrenjtim të mëtutjeshëm të tarifave për konsumatorët.
Përplasjet politike dhe kostoja e lartë: Të dhënat tregojnë një rritje alarmante të kostos së importit. Nga viti 2020 deri në vitin 2025, vlera e energjisë së importuar ka tejkaluar shumën prej 800 milionë eurosh, krahasuar me 270 milionë euro sa ishte në periudhën pesëvjeçare paraprake.
Kjo situatë është shoqëruar me akuza të rënda politike. Opozita ka kritikuar Qeverinë Kurti për licencimin e një kompanie serbe për operim në veri dhe për keqpërdorime në menaxhimin e krizës, ndërkohë që qytetarët ankohen për faturat e larta dhe pasigurinë në furnizim. Thirrja e institucioneve mbetet e prerë: Kursimi i energjisë është i domosdoshëm për të shmangur kolapsin e rrjetit.