Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në një intervistë të fundit për "Watch What Happens Live!", Hudson pranoi se megjithëse ndonjëherë mendon për mundësinë e humbur për të qenë pjesë e një franchise kaq të madh, ajo beson se gjërat rrodhën siç duhej.
Hudson zgjodhi të luante në filmin "The Four Feathers" (2002), një projekt që i mundësoi miqësinë me aktorin Heath Ledger, eksperiencë të cilën ajo e vlerëson më shumë se suksesin komercial.
Aktorja u shpreh se personat e duhur u përzgjodhën për filmin dhe se ajo ndihet mirënjohëse për rrugëtimin e saj profesional.
Pavarësisht mungesës në botën e superheronjve, Hudson mbetet mjaft aktive. Filmi i saj i ri "Song Sung Blue", ku luan përkrah Hugh Jackman, vjen në kinema këtë të enjte, më 25 dhjetor.
Në vitet e fundit, roli i Mary Jane ka parë interpretime të ndryshme, nga Zendaya në versionin e fundit të Marvel deri te zërat për përfshirjen e Sadie Sink në filmin e ardhshëm "Spider-Man: Brand New Day" (2026). Megjithatë, për Hudson, suksesi erdhi përmes titujve të tjerë si "How to Lose a Guy in 10 Days" dhe "Glass Onion", duke dëshmuar se karriera e saj nuk u kushtëzua nga ky refuzim historik.