Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Laura Pausini fshin rrjetet sociale dhe nis një fillim të ri

Muzikë  |  10.12.2025 Ora 17:21   
Këngëtarja italiane Laura Pausini ka marrë një vendim të fuqishëm për jetën e saj personale: ajo ka fshirë të gjitha rrjetet sociale nga telefoni.

“Kam bërë një premtim: hoqa të gjithë rrjetet, sepse po më krijonin një varësi të sëmurë. Ndryshova edhe numrin e telefonit dhe për momentin jam në kontakt vetëm me familjarët e mi”, ka treguar Pausini. Ky hap erdhi pas publikimit të këngës së saj të re, “Ritorno ad amare”, e cila shërbeu si një nxitje për të rikthyer vëmendjen tek vetja dhe tek njerëzit që kanë më shumë rëndësi në jetën e saj.

Ky vendim pason një periudhë të vështirë për familjen e këngëtares. Ditë më parë, Ettore Pausini, xhaxhai i saj 78-vjeçar, humbi jetën në një aksident tragjik me makinë në periferi të Bolonjas. Sipas raportimeve, ai u godit nga një automjet tip Opel Astra gjatë kthimit nga një udhëtim me biçikletë. Shoferi nuk u ndal për të ofruar ndihmë dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Laura Pausini po përdor këtë kohë për të rikthyer dashurinë ndaj vetes dhe për të përqendruar energjitë tek familja, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e saj.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing