Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në vitin 2013, kompania krijoi bujë të madhe me lansimin e Google Glass, të cilat u konsideruan nga disa si teknologjia e së ardhmes, por u kritikuar për dizajnin jo praktik dhe shqetësimet për privatësinë. Produkti u tërhoq nga tregu në vitin 2015, vetëm pak muaj pas daljes në Mbretërinë e Bashkuar.
Tani, Google synon të rikthehet me syze më elegante dhe funksionale, të integruara me produktet e veta të inteligjencës artificiale, përfshirë chatbot-in Gemini.
Kompania ka bërë të ditur se do të prezantojë dy versione:
një palë syze pa ekran, të krijuara për të ofruar asistencë përmes zërit dhe AI-së;
dhe një model me ekran të integruar në lente, që do të shfaqë informacion direkt para syve të përdoruesit.
Modeli i parë pritet të dalë në treg në vitin 2026, ndërsa detajet e tjera ende nuk janë zbuluar.
Analisti i teknologjisë Paolo Pescatore ka deklaruar se Google duhet të shmangë gabimet e së kaluarës:
“Google Glass ishte para kohës së vet dhe u planifikua dobët. Tani është momenti i duhur falë suksesit të Gemini,” – është shprehur ai për BBC.
ndërkohë, konkurrenca është e fortë. Meta ka hyrë me sukses në këtë treg me syzet e veta AI në bashkëpunim me Ray-Ban dhe Oakley, duke shitur mbi 2 milionë palë deri në shkurt të këtij viti.
Sipas firmës Counterpoint Research, tregu i syzeve inteligjente ka shënuar rritje mbi 250% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, shqetësimet për privatësinë dhe përdorshmërinë vazhdojnë të mbeten sfida kryesore edhe për gjeneratën e re të pajisjeve “wearable”.