Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vazhdimet filmike po i japin hov industrisë së kinemasë gjatë sezonit të festave. “Five Nights at Freddy’s 2” ka kryesuar box office-in këtë fundjavë me 63 milionë dollarë në tregun amerikan, duke kaluar “Zootopia 2”, e cila mblodhi 43 milionë dhe arriti në mbi 220 milionë dollarë deri tani.
“Wicked: For Good” renditet i treti me 16.7 milionë, ndërsa anime-filmi “Jujutsu Kaisen: Execution” siguroi 10.1 milionë. Në top 5 hyn edhe “Now You See Me: Now You Don’t” me 3.5 milionë.
Sivjet, zhanri horror është një ndër kontribuuesit kryesorë në industrinë globale, me parashikime që mund të arrijnë deri në 2.65 miliardë dollarë në total.
Sipas Comscore, fundjava arriti 154 milionë dollarë, një rezultat premtues për dhjetorin, teksa Hollywood synon të arrijë shifrën prej 9 miliardë dollarësh për vitin 2025. Shtytje të mëtejshme pritet të vijnë nga premierat e 19 dhjetorit, përfshirë “Avatar: Fire and Ash”, “Housemaid” dhe “The SpongeBob Movie: Search for SquarePants”, si dhe filmat që debuton në Krishtlindje.