Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot zyrtarisht ka filluar Java e Integritetit 2025, e organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në bashkëpunim me Forumin Konsultativ me Shoqërinë Civile. Hapja e aktivitetit do të bëhet me fjalën hyrëse të drejtorit të APK-së, Yll Buleshkaj, ndërsa paneli i diskutimit do të trajtojë rëndësinë e planeve të integritetit në institucionet publike dhe ndikimin e tyre në parandalimin e korrupsionit.
Paralelisht, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile — IKD, Lëvizja FOL dhe INPO — ka nisur Javën Kundër Korrupsionit 2025, që zhvillohet nga 8 deri më 12 dhjetor me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”. Gjatë kësaj jave do të mbahen konferenca, tryeza, publikime të raporteve analitike, podkaste dhe aktivitete sensibilizuese në rrjete sociale.
Koalicioni do të publikojë disa raporte të rëndësishme, përfshirë analizat mbi ndjekjen e rasteve të korrupsionit, keqpërdorimet në prokurim publik, llogaridhënien ndaj skandaleve qeveritare, mbrojtjen e sinjalizuesve, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e OSHP-së. Po ashtu, do të realizohen aktivitete publike dhe një grevë simbolike një-ditore me moton “Greva kundër korrupsionit”.