Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"Stranger Things 5" thyen REKORD, debutim historik në Netflix

Film  |  03.12.2025 Ora 17:36   

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shënuar debutimin më të madh ndonjëherë për një serial anglisht në Netflix, me 59.6 milionë shikime vetëm në pesë ditët e para. Ky nisje e fuqishme e rendit serialin si debutimi i tretë më i madh në historinë e platformës, pas dy sezonëve të “Squid Game”. Krahasuar me sezonin e katërt të vitit 2022, rritja është spektakolare: sezoni 4 pati rreth 22 milionë shikime sipas konvertimeve të sotme, ndërsa sezoni 5 shënoi një rritje prej 171%, edhe pse matjet përfshinin dy ditë më shumë.

Një ditë para premierës, të gjitha sezonet e mëparshme hynë në Top 10 të Netflix-it, një rekord i padëgjuar për një serial të vetëm. Trafiku i lartë madje e ngriu platformën për pak minuta, pavarësisht rritjes së kapacitetit të rrjetit me 30%. Publiku rikthehet në Hawkins, Indiana, këtë herë me një kërcim në kohë, për të reflektuar rritjen e aktorëve fëmijë të dikurshëm. Millie Bobby Brown, Finn Wolfhard, Sadie Sink, Gaten Matarazzo, Caleb McLaughlin, Winona Ryder dhe David Harbour rikthehen në rolet e tyre.

Sezoni final u zhvillua gjatë tre viteve dhe vjen me paralajmërimet e krijuesve Duffer për “vdekjen më të dhunshme të serialit deri më sot”. Kritika e parë nga The Guardian vlerëson episodin e katërt, një kapërcim 90-minutësh plot efektet speciale, tension dhe spektakël. Sezoni do të përfundojë brenda këtij muaji, me tre episode të reja në Ditën e Krishtlindjes dhe finalen e madhe më 31 dhjetor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing