Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Radcliffe dhe Felton realizojnë ribashkimin e parë publik pas shtatë vitesh në Broadway

Film  |  03.12.2025 Ora 8:16   
Daniel Radcliffe dhe Tom Felton u ribashkuan publikisht për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë premierës së “Merrily We Roll Along” në New York. Felton iu afrua Radcliffe-it në sallë, dhe të dy u përqafuan para se të ndalonin për të biseduar dhe pozuar për fotografi.

Ribashkimi vjen në një periudhë kur të dy aktorët janë aktive në teatër. Felton debutoi kohët e fundit në Broadway me “Harry Potter and the Cursed Child”, ndërsa Radcliffe pritet të rikthehet vitin e ardhshëm me shfaqjen “Every Brilliant Thing”.

Daniel Radcliffe ka luajtur Harry Potterin, djalin jetim që zbulon se është magjistar dhe lufton kundër Lord Voldemort. Ai është heroi i gjithë serisë, i mirësia vet.

Tom Felton ka luajtur Draco Malfoy, rivalin e Harryt në shkollën e magjisë Hogwarts. Draco vjen prej një familje të pasur dhe të “pasun me mend”, që gjithmonë e përbuz Harryn. Ata s’janë armiq të tmerrshëm, por janë fjala e fundit rivalë: përplasen në klasë, në garën e quidditch-it, e në çdo vend ku kanë shans me u ngucë.

Përkundër rivalitetit në film, në jetën reale gjithmonë kanë qenë shokë shumë të mirë. Prandaj ky takimi i fundit në Broadway ka aq shumë emocion — dy personazhe që e kanë shkrun historinë e fëmijërisë së gjysmë planeti, edhe sot pas shumë vitesh ende vibrojnë bashkë super bukur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing