Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Punëtorët e transportit publik në Prishtinë do të vazhdojnë edhe sot me protestat, duke kërkuar ekzekutimin e pagave si kusht për rikthimin në punë. Protesta është paralajmëruar të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00.
Përfaqësuesi i Trafikut Urban, Elmi Gashi, tha se protestat do të vazhdojnë derisa mjetet të alokohen në xhirollogaritë e ndërmarrjeve përkatëse. Edhe sekretari i Shoqatës së sektorit privat të autobusëve, Ismet Haliti, u ka bërë thirrje institucioneve që pagesat të realizohen sa më shpejt, duke theksuar se qytetarët janë ata që po dëmtohen më së shumti nga mungesa e transportit.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë ende ndonjë reagim zyrtar, ndërsa autobusët nuk kanë qarkulluar tash e një javë në kryeqytet, duke i detyruar qytetarët të gjejnë alternativa për lëvizje.