Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një autoportret i artistes meksikane Frida Kahlo, i titulluar “Ëndrra – Shtrati”, do të shitet në ankandin e New York-ut këtë javë dhe pritet të thyejë rekorde për një artiste femër. Vlerësimi i tij është 40–60 milionë dollarë, duke mundur të bëhet vepra më e shtrenjtë e një artiste femër ndonjëherë.
Kahlo tashmë mban rekordin e dytë me veprën e saj “Diego dhe unë” (1949), e shitur për 34.9 milionë dollarë. Megjithatë, punët e burrave arrijnë çmime shumë më të larta; për shembull, Salvator Mundi i Leonardo da Vinçit u shit për 450 milionë dollarë.
Ekspertët thonë se diferencat gjinore në tregun e artit lidhen me paragjykimet sociale, shtëpitë e ankandeve dhe mënyrën se si muzeumet prezantojnë artistët. Por ankandi i Kahlo-s shihet si një mundësi e madhe për të rritur vlerën dhe prezencën e grave në artin global.
Anna Di Stasi nga Sotheby’s thotë: “Ky ankand është një shenjë pozitive dhe mund të hap rrugën që rekorde të ngjashme të thyehen nga artiste të tjera në të ardhmen.”