Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova përfaqësohet në Frankfurt - kompanitë vendore prezantojnë teknologji në panairin ndërkombëtar të investimeve IME

Vendi  |  17.11.2025 Ora 8:04   

Në Frankfurt, më 17 dhe 18 nëntor, po zhvillohet panairi dhe konferenca ndërkombëtare për investime “Investment Management Exhibition – IME”, një ngjarje që mbledh delegacione shtetërore, investitorë dhe kompani nga e gjithë bota. Kjo platformë, e njohur si një nga vendet ku lindin partneritete dhe projekte konkrete zhvillimore, këtë vit po mirëpret edhe kompani nga Kosova.

Përfaqësuesit kosovarë do të prezantojnë zgjidhjet e tyre në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve softuerike – sektorë ku vendi po shënon rritje dhe po eksporton teknologji në tregjet evropiane.

“IME 2025 nuk është thjesht ekspozitë produktesh, por një hapësirë ku takohen shtetet dhe kompanitë për të prezantuar projekte konkrete zhvillimore,” ka deklaruar afaristi Armend Aliu, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës.

Sipas tij, prezantimi në këtë panair është një mundësi e madhe për të paraqitur Kosovën si vend që nuk eksporton vetëm fuqi punëtore, por edhe produkte, dije dhe teknologji. Ai shton se ky pozicionim ndikon pozitivisht në imazhin e vendit dhe në zhvillimin ekonomik afatgjatë.

Përfaqësuesit nga Kosova pritet të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me investitorë ndërkombëtarë – një hap që, sipas Aliut, mund të sjellë punësim më të lartë, paga më të mira dhe rritje të GDP-së përmes sektorit të teknologjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing