Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbahet sot Forumi i Sektorit të Ushqimit

Vendi  |  14.11.2025 Ora 8:13   

Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) ka organizuar sot në Prishtinë edicionin e pestë të Food Sector Forum, ngjarjen kryesore kombëtare që bashkon prodhues lokalë, blerës ndërkombëtarë, politikëbërës, donatorë dhe konsumatorë për të diskutuar të ardhmen e sektorit ushqimor në Kosovë.

Food Sector Forum 2025 synon të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse dialogu dhe bashkëpunimi, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që ndikojnë në zhvillimin e industrisë ushqimore në vend. Në kuadër të forumit, një panel i dedikuar i është kushtuar rrugëtimit të prodhuesve vendorë, duke trajtuar çështje që nga rritja e kapaciteteve prodhuese deri te konkurrenca në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të PePeKo-s, ekspertët dhe përfaqësuesit e sektorit do të ndajnë përvoja dhe rekomandime në fusha si qasja në tregje, standardizimi, inovacioni, sfidat financiare dhe operative, si dhe nxitja e bashkëpunimit brenda industrisë ushqimore.

Forumi pritet të shërbejë si pikë kthese për nxitjen e zhvillimit të sektorit, duke mbështetur prodhuesit vendorë në rritjen e cilësisë, kapaciteteve dhe konkurueshmërisë së tyre në tregun global.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing