Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Agjenda e ngjarjeve në Kosovë për datën 14 nëntor 2025

Vendi  |  14.11.2025 Ora 7:52   
Ngjarjet e datës 14 nëntor 2025.

Shoqata PePeKo organizon Forumin e Pestë të Sektorit të Ushqimit – Food Sector Forum 2025. (Prishtinë, ora 09:00)
Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), Kolegji Tempulli dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, mbajnë tryezë me institucione e partnerë. (Kolegji Tempulli, ora 10:00)     

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nën organizimin e Dr. Edita Blakaj Shala – Endokrinologe, organizon Simpoziumin e Tretë të Diabetologjisë, që organizohet me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. ( Vushtrri, ora 10:00 - 14:00)

Dita Botërore e Diabetit, prezantohen të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit që trajtohen në QKUK, shërbimeve që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të tyre. (Edukimi i Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Prishtinë, ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton: “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”. (Pejë, ora 11:00)
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing