Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Regjisori i “Wicked” konfirmon se nuk ka plane për filma të tjerë pas “For Good”

Film  |  06.11.2025 Ora 8:24   

Regjisori Jon M. Chu ka konfirmuar se aktualisht nuk ka plane për vazhdime të tjera të filmit Wicked, pas publikimit të pjesës së dytë, Wicked: For Good, që pritet të dalë në kinema më 21 nëntor 2025.

Në një intervistë për Telemundo, Chu tha se historia ka qenë gjithmonë menduar si një “përvojë me dy filma”, megjithëse nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit në të ardhmen, duke shtuar: “Kurrë s’e di… ndoshta publiku do të na tregojë vetë.”

Filmi do të sjellë në role kryesore Ariana Grande si Glinda dhe Cynthia Erivo si Elphaba, ndërsa pritet të përmbyllë historinë e njërës prej përshtatjeve më të suksesshme të Broadway-t.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing