Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një debat i përditshëm që ndan njerëzit është pyetja: a është më i shëndetshëm dushi në mëngjes apo në mbrëmje? Shkencëtarët thonë se përgjigjja varet nga stili i jetesës dhe preferenca personale – të dyja kanë përfitimet e tyre.
Dushi në mëngjes largon djersën dhe bakteret e natës, duke ju bërë të ndiheni më të freskët dhe më energjikë gjatë ditës.
Dushi në mbrëmje pastron trupin nga pluhuri, ndotja dhe mikrobet e ditës, dhe falë rënies së temperaturës së trupit pas dushit të ngrohtë, mund të ndihmojë për një gjumë më të qetë.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se higjiena e shtratit është po aq e rëndësishme. Edhe nëse bëni dush para gjumit, gjatë natës trupi lëshon djersë dhe qeliza të lëkurës, duke krijuar kushte për bakteret dhe marimangat e pluhurit. Prandaj, ndryshimi i rregullt i çarçafëve dhe jastëkëve është vendimtar për shëndetin dhe higjienën.
Pra, Nëse bëni dush një herë në ditë, nuk ka shumë rëndësi ora - më e rëndësishme është pastërtia e shtrojës ku flini. Në fund, gjithçka varet nga ajo çfarë preferoni: të filloni ditën të freskët, apo ta mbyllni atë të pastruar dhe gati për gjumë.