Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Më shumë se dy shekuj pas vdekjes së saj, mbretëresha franceze Marie Antoinette vazhdon të mbetet një figurë e fuqishme e kulturës pop dhe modës. Muzeu Victoria & Albert në Londër ka hapur ekspozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar të dedikuar stilit dhe trashëgimisë së saj.
Ekspozita përfshin mbi 250 objekte, që nga bizhuteritë dhe fustanet e saj origjinale, te kostumet e filmit të Sofia Coppolës dhe dizajnet e emrave të mëdhenj të modës si John Galliano, Karl Lagerfeld, Vivienne Westwood dhe Jeremy Scott. Vizitorët mund të shohin gjithashtu edhe uniformën e burgut të mbretëreshës dhe tehun e gijotinës që i dha fund jetës së saj në vitin 1793.
Figura e Antoinette ka frymëzuar për dekada artistë, dizajnerë dhe muzikantë – nga Madonna, Rihanna e deri te Kylie Jenner. Përtej historisë tragjike, ajo është shndërruar në një simbol të bukurisë, luksit dhe rebelimit, duke dëshmuar se ndikimi i saj vazhdon të jetë po aq i fortë edhe sot.