Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Universal Pictures ka njoftuar një vonesë për adaptimin kinematografik të romanit të njohur të Colleen Hoover, Reminders of Him. Filmi ishte planifikuar të shfaqej më 5 shkurt 2026, por tashmë është shtyrë për më 13 mars të po atij viti. Arsyeja kryesore duket të jetë shmangia e konkurrencës direkte me adaptimin e Wuthering Heights të Emerald Fennell, i cili do të dalë në shkurt.
Reminders of Him ndjek historinë e Kennës (Maika Monroe), një grua që sapo ka dalë nga burgu dhe përpiqet të rilidhet me vajzën e saj katërvjeçare. Filmi është shkruar nga vetë Hoover në bashkëpunim me Lauren Levine dhe drejtohet nga Vanessa Caswill.
Kjo nuk është vonesa e vetme për autoren. Adaptimi i Verity, një tjetër roman i suksesshëm i Hoover, është zhvendosur nga maji në tetor 2026. Ndërsa Regretting You pritet të arrijë në kinema në tetor 2025, duke mbajtur gjallë pritshmëritë e fansave.
Vonesat e përsëritura kanë ngritur dyshime nëse Hollywood-i është plotësisht i sigurt për fuqinë konkurruese të adaptimeve të Hoover. Megjithatë, duke qenë se librat e saj vazhdojnë të jenë ndër më të shiturit globalisht, mbetet për t’u parë nëse filmat do të arrijnë të kthejnë suksesin e leximit në sukses kinematografik.